“Qetësohuni o djema” – Zbardhen fjalët e fundit të Pëllumb Islamit që u vra në Greqi
Nesër në mesditë do t’i jepet lamtumira e fundit në atdhe 39-vjeçarit shqiptar Pëllumb Islami, i cili u vra në Greqi nga një plumb qorr, teksa ishte me profesionin hidraulik.
Trupi i shqiptarit u identifikua mëngjesin e djeshëm nga vëllai i tij, i cili nuk mund ta besonte se një plumb qorr i mori jetën të vëllait. Në të njëjtën kohë, e dashura e tij tregoi minutat e fundit të të riut shqiptar.
“Ajo që zbuluam ishte se po nxitonte të dilte jashtë për të shpëtuar sapo dëgjoi të shtënat. Ai ndoshta e kuptoi se çfarë ndodhi dhe vrapoi të largohej por nuk ia doli. Më herët fliste me kamarieret dhe i pyeste se kush ishin sepse nuk i njihte. Kur e dëgjoi zënkën e tyre, bërtiti “qetësohuni djema, qetësohuni”,”-tregoi ajo, raportojnë mediat greke.
Ndërkohë që e përshkruante të riun shqiptar si një njeri që nuk kishte asnjë ngatërresë me njerëz si ata të përfshirë në përleshjen që i mori jetën.
“Ai nuk njihte asnjë prej tyre. Nuk kishte lidhje me ta. As në lokal nuk shkonte. Nuk e di nëse ndonjëherë shkonte për të parë ndeshje si të martën. Ishte punëtor dhe i qetë,”-shtoi ajo.
Ndërkohë që ajo bashkë me vëllezërit e motrat e 39-vjeçarit po përgatiten ta shoqërojnë nesër në banesën e fundit, në vendlindje