“Plas” ne PD: Agalliu kunder Ardit Cikulit, Ademaj kunder Fredi Belerit
PD eshte bere lemsh dhe kjo vlen me teper ne Qarkun e Vlores. Deputetet e PD per kete Qark jane futur ne nje mish-mash mbeshtetjesh saqe tashme nuk dihet me sa PD e sa koalicione ka.
Arbi Agalliu, deputet i PD ka prezantuar sot ne Sarande kandidatin e PD se Alibeajt per kete Bashki, pikerisht biznesmenin Skender Muço.
Pra tashme vec “drejtuesve” te dy PD-ve, ne loje mbeshtetjeje jane futur edhe deputetet. Automatikisht deputeti Agalliu del keshtu kunder kandidatures se Rithemelimit per Saranden, Ardit Cikulit.
Nderkohe sot deputeti me i ri i PD ne Qarkun Vlore, Gezim Ademaj, ka dale publikisht kunder kandidatures se Rithemelimit per Himaren, Fredi Belerit.
Ai ne nje status publik ne Facebook ka shperndare thirrjen e PDIU ndaj votuesve, qe mos te mbeshtesin kandidaturen e Fredi Belerit ne Himare.
Ademaj ne fakt nga njera ane mbeshtet kandidatet e Rithemelimit ne Vlore e Selenice, por nga ana tjeter mban qendrimin e PDIU kunder Rithemelimit ne Himare duke mos qene i qarte se cilen parti a koalicion ose qofte fraksion perfaqeson ne Parlament.