Kryebashkiaku Gurma pret fëmijët e kthyer me çmime nderi dhe trofe
Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma priti dhe përgëzoi dy artistë të spikatur, që u kthyen me çmime nderi nga Festivali i Tretë Mbarëkombëtar i Këngës së Vjetër Popullore, organizuar në Durrës.
Nxënësja Skaila Beqo me çmimin e parë dhe Leonora Sinoimeri me çmimin e tretë, lartësuan emrin e Sarandës në eventin artistik “Këngë, Jeho”.
Në takim u vlerësua pasioni i tyre për këngën, mbështetja e dhënë prej prindërve, prej instruktuktorit Bexhet Shena dhe nga institucioni i Qendrës Kulturore të Fëmijëve.
Atyre iu premtua se do të kenë nga Bashkia edhe një bonus financiar.
Performanca e vlerësuar e fëmijëve-artistë në interpretimin e këngës së vjetër popullore, nxiti indicien për të thelluar kërkimin, që ata të mund të jenë pjesë e grupit përfaqësues të Sarandës, në Festivalin Folklorik të këtij viti në Gjirokastër.