Konispol, Denaj takime me banorët e fshatit Shkallë: Çështjet e pronës, infrastruktura, energjia elektrike, çështjet që duhet t’i japim zgjidhje
Deputetja Anila Denaj, ka zhvilluar këtë të enjte një takim me banorët e Shkallës në Konispol.
Denaj bën me dije se pjesë e diskutimit ka qenë problematikat që ata kanë, ku çështjet e pronësisë, infrasktruktura rrugore dhe përmirësimi i furnizimit me energji elektrike mbeten problematika të mprehta për t’u adresuar.
“Shkallë, Konispol
Me Kryetarin e Bashkia Konispol – Shuaip Beqiri dhe strukturat e Partise Socialiste, zhvilluam një takim me banorët e kësaj zone.
Diskutuam mbi problematikat që ata kanë, ku çështjet e pronësisë, infrasktruktura rrugore dhe përmirësimi i furnizimit me energji elektrike mbeten problematika të mprehta për t’u adresuar.
Forcimi i bashkëpunimit mes institucioneve dhe përmirësimi i shërbimeve për banorët është me rëndësi për zhvillimin e kësaj zone”, shprehet Anila Denaj.