Deputetja e Sarandës e irrituar: Ku është kryeministri tradhtar që s’jep llogari? Çfarë flame e paska zënë që s’vjen në Parlament?
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka kërkuar kryeministrin Rama në seancë të japë llogari për çështjen McGonigal, pasi nëse kreu i qeverisë nuk është i pranishëm nuk do vazhdojë seanca. Ina Zhupa u shpreh se Rama duhet të japë llogari për takimet e tij me McGonigal.
“Keni shkelur rregulloren e parlamentit si në seancën e kaluar si tani për kërkesën e një mocioni me debat. Ne kemi një tradhtar të korruptuar, që ka cenuar sigurinë kombëtare, që ka rrezikuar marrëdhëniet me partnerin tonë strategjik dhe aleancën me NATO.
Ai vodhi paratë e shqiptarëve për të blerë lobime. Ku e keni kryeministrin Rama që të japë shpjegime? Ku e keni për mocionin me debat?
Çfarë është kjo flamë që e ka zënë që rri pi kafe në zyrë dhe nuk vjen këtu të flasë për debatin? Ku është tradhtari?
Ai duhet të vijë të flasë këtu, për miqtë e tij shqip apo anglisht, shqip po edhe rusisht. S’mund të ketë seancë normale nëse s’vjen Rama këtu”- tha Zhupa.