Ardit Cikuli, kandidati i një të korruptuari dhe “non-grate”, që po bën moral
Ardit Cikuli është personi që Rithemelimi i Sali Berishës e ka shpallur si kandidat për kryetar bashkie të Sarandës për zgjedhjet lokale që do të mbahen më datë 14 maj.
Cikuli prej disa ditësh ka nisur i vetmuar fushatën elektorale, ku po shfaqet më shumë si një personazh qesharak ne terren, se sa një personazh që po kërkon të bëjë “denoncime”.
Zbulimet e tij me te medha deri me tani kanë qenë dy gropa në dy rrugë të ndryshme, të cilët “duket” se e kanë tronditur aq shumë sa ka hedhur akuza për abuzime me fondet.
Është ironike në fakt kur një personazh si Ardit Cikuli të flas për korrupsion, ku vetë ai është njeriu që po përfaqëson dhe është alternativa e një partie që për kryetar ka simbolin e korrupsionit në Shqipëri, të vërtetuar dhe ndëshkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si Sali Berisha.
Ardit Cikuli është njeriu që Berisha e ka zgjedhur si ushtarin e tij në Sarandë, e që del e flet për abuzime e korrupsion, ndërkohë që Rithemelimi i Cikulit është simboli i atij fenomeni.
Një tjetër fakt është se vetë Ardit Cikuli ka dal si kandidat nga një proces korruptiv votash, ku në primare emri i tij ishte i paracaktuar si fitues.
Kjo gjë u zbulua dhe u denoncua hapur nga vet kandidatët që morën pjesë në atë proces, ku thanë gjithashtu se në votime kishte dhe njerëz të dënuar me burg.
Ndaj kur dëgjon kandidatin e “non-gratës” që del e flet për abuzime është thjesht një hipokrizi e një individi qesharak që e ka braktisur edhe gjysma e demokratëve të Sarandës.
Aq pak mbështetje ka sa që çdo postim në rrjetet sociale ka nisur ta sponsorizojë për të fituar pak audiencë.