Adrian Gurma meszh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Odisea Çipës: Do i mungojë komunitetit të futbollit
Odisea Çipa, trajneri i ekipit të futbollit ‘Butrinti’ të Sarandës, është ndarë nga jeta në moshën 58 vjeçare.
Mësohet se shkak është bërë një arrest kardiat gjatë orëve të para të mëngjesit.
Një lajm që ka tronditur Sarandën, pasi Çipa gëzonte një respekt për kontributin e tij në fushën e sportit.
Presidenti i Butrintit dhe Kryebashkiaku Adrian Gurma, ka percjelle nje mesazh ngushellimi per ndarjen nga jeta te trajnerit Odisea Çipa.
“I trishtuar për ndarjen e papritur nga jeta të Odise Çipës.
Do iu mungojë familjes, miqve, shokëve, komunitetit të futbollit e skuadrës së Butrintit, që aq shumë e deshi dhe kontribuoi me pasion e dashuri!
I paharruar kujtimi i tij”, shkruan ne mesazhin e tij te ngushellimit Adrian Gurma.