VIDEO/ Merr formë Bajpasi i Gjirokastrës, Rama: Në pranverën e 2023 do t’i japë zemrës së qytetit një jetë të re
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin e tij social “facebook” pamje nga punimet në Bajpasin e Gjirokastrës, i cili tanimë ka marrë formë.
Rama shkruan se ky është një projekt i shumëpritur dhe i premtuar prej dhjetëra vitesh, por tanimë në pranverën e 2023 do t’i japë zemrës së qytetit një jetë të re.
Ndërtimi Bajpasit, heq makinat, zeron ndotjen dhe garanton lëvizjen e kombësorëve në zonën muzeale.
Njoftimi i Ramës:
Po merr formë përfundimtare Bajpasi i shumëpritur e i premtuar prej dhjetëra vitesh i Gjirokastrës, i cili në pranverë 2023 do t’i japë zemrës së qytetit një jetë të re, duke hequr makinat, zeruar ndotjen e garantuar lëvizjen e këmbësorëve në krejt zonën muzeale, por edhe duke çliruar potenciale të reja të zhvillimit të turizmit që rritet vit pas viti.