Sarandë, u kremtua 110-vjetori i themelimit të Policisë së Shtetit
Me rastin e 110- vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit në mjediset e Policisë vendore të Sarandës u organizuan disa veprimtari përkujtimore.
Aktiviteti tradicional i demonstirmit me sirenat e automjeteve të policisë rrugorë në rrugët e qytetit, paraprou Festën e Policisë së Shtetit në Sarandë.
Më pas në mjedisin para Komisariatit të Policisë , trupa e policisë u rreshtua për ngritjen ceremoniale të Flamurit kombëtar nën tingujt e Himnit Kombëtar.
Të pranishmit u përshëndetën edhe nga kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma.