‘Rrebeshe’ tërmetesh në vend, IGJEUM del me njoftimin e fundit: Epiqendrat nga Veriu në Konispol, ja sa goditje dhe pasgoditje janë numëruar
Mbrëmjen e së dielës, rreth orës 22.45 minuta, një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, goditi vendin tonë. Epiqendra ishte 25 kilometra në verilindje, në zonën e Klosit, në Burrel. Më pas u regjistrua dhe një pasgoditje me magnitudë 4.1.
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile bëri të ditur se janë raportuar dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos, në disa banesa ku ka patur plasaritje të mureve, teksa lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë, Pogradec, Durrës dhe Lezhë.
Ndërkohë sipas raportimeve të IGJEUM, gjatë natës numërohen të paktën dhe 8 pasgoditje të tjera. Epiqendrat e lëkundjeve nuk janë vetëm në Veri ku ishte ajo e goditjes së parë, por ka edhe në Bilisht apo Konispol.