“Ina, dalë nga shina” – Vazhdon sherri mes deputeteve të PD: Flutura në kabinën e qeverisë
Dy deputetet e Partisë Demokratike, Ina Zhupa dhe Flutura Açka prej disa ditësh janë përfshirë në një debat me njëra-tjetrën, ku nuk i kanë ndalur akuzat dhe replikat.
Shkak ka qenë situata tek Komisioni i Edukimit dhe Mjeteve të Komunikimit, ku zonja Açka është kryetare ndërsa Zhupa anëtare.
Kjo e fundit e ka akuzuar Flutura Açkën se mbron qeverinë dhe ministren e Kluturës, Elva Margariti. Ndërsa Açka e akuzon Zhupën se po përdoret nga të tjerët.
Edhe sot ato kanë patur replika me njëra-tjetrën përmes postimeve në rrjetet sociale, ku Açka e nis reagimin me titullin “Ina, dalë nga shina”, ndërsa Zhupa me titullin “Flutura në kabinën e qeverisë”.
Ina Zhupa ka publikuar edhe videon e të gjitha herëve kur Açka ka votuar pro vendimeve të qeverisë Komision dhe sipas saj, për këtë mban rekord si deputete e opozitës.
Reagimi i Flutura Açkës:
Ina, dalë nga shina
Tani po, kam arsye të mendoj se po përdoresh, vajzë!
Orët e Komisioneve, pavarësisht përcaktimit të orarit, kanë zgjatur ndonjëherë pa fund. Shembull është mbledhja para një jave kur u kapërcye çdo kohë normale që merr miratimi i kalendarit të punës dhe të dëgjesës për zgjedhjen e anëtarit të KDRTSh-së.
Për fat, gjithçka regjistrohet, dhe qytetarët gjykojnë nga ajo që shohin dhe jo nga ajo që shpifet nga kamikazët politikë të trojeve tona, të përbaltura nga baltatriçja e shkollës politike shqiptare, ku kam refuzuar të eci qysh në krye të betimit para shqiptarëve.
Nuk ka ndodhur kurrë të kufizohet ndonjë deputet ndonjëherë në Komisionin që drejtoj unë. Dhe as ka për të ndodhur ndonjëherë.
Ka patur mbledhje kur për shkak të kohëzgjatjes, të ftuarit kanë ndenjur me orë duke pritur jashtë, arsye pse kam k?rkuar n? Konferencën e Kryetarëve të bëhet një dhomë pritjeje për dëgjesat dhe njerëzit të mos rrinë me orë në korridoret e Kryesisë së Kuvendit.
Çështja është se “Ina-pa shina” ka ngatërruar armikun e vërtetë, se ashtu i intereson. Nuk e kuptoj pse ?shtë kaq shumë e shqetësuar për koh?zgjatien e komisioneve, kur vetë paraqitet aq minuta sa për të bër? lajmin vetëm për veten, të cilin ia çon të gatshëm (drejt nga Komisioni) në WAp dhe video gazetave dhe tv-ve, pa u shqetësuar se çfarë ndodh më pas me Komisionin.
Unë këtë vajzë nga “ngatërrimi i armikut” nuk e shëroj dot, se Komisioni për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik nuk është ambulator.
Kot lodhet. Zoti Berisha e ka me sy të mirë, gjithsesi. Edhe ne të gjithë demokratët, gjithashtu.
Duhet t’i ruajmë energjitë për revoltat tona të afër ta kur pushteti të vendosë të lëvizë nga vendi Sahatin e Tiranës, për shkak të ngulfatjes që i është bërë nga ndërtimet rrotull tij.
Kjo është beteja jonë e përbashkët, ku e ftoj të bëjmë opozitë të vërtetë, jo kinse me kolegët, betejë ku ajo po i shërben m? mirë se asnjë koleg tjetër i saj, kundërshtarit politik.
Kjo është e para dhe e fundit herë që merrem me një koleg, një kolege, në rastin e saj, dhe u kërkoj ndjes? demokratëve për këtë shpjegim të detyruar publik.
E kam thënë hapur në Komision, dhe po e them sërish publikisht. Jo “Ina-pa shina”, por as Zoti vetë nuk më p?rbalt dot me bashkëpunime me kundërshtarin politik.
Nuk më shesin dot moral për ikona e ikonëri, dhe as m? blejnë apo të më intimidojnë dot, njerëz që e lan? Shqipërinë, zemrën e Tiranës, pa histori.
Reagimi i Ina Zhupës:
Flutura në kabinën e qeverisë!
Flutura ka rekord historik në historinë e parlamentarizmin: si deputete e opozites qe voton PRO BUXHETIT TE QEVERISE!
Qeveria do punoj justifikohet Flutura me togfjaleshin “Njerezit do punojne”.
Tani le te dali Petro Koci prap te mbroj publikisht, ose le te pergatiti nje trill letrar se aty ka talent qe nuk ja mohojme dot e le te stisi justifikimet qe do.
Ndersa mbledhjet jane publike edhe kushdo e gjykon opozitarizmin tone duke na pare, ashtu si shikon edhe raportet e pavarura te ISP per te pare aktivitetin e deputeteve.
Une sigurisht bej lajm, mos u merzit e dashur, se kam ca them dhe bej opoziten dhe smarr askend dhe as kam grup me gazetar. Por ti mos merr naten ne cel kryeredaktoret se nuk te bejne dot lajm po nuk the gje me vlere sado shkrimtare e nderuar qofsh. Shkelqen si shkrimtare dhe te respekton gjithe Shqiperia, mos u bej pis duke te perdorur me apo vetedije mazhiranca.
Jam ne sherbim te demokrateve me krenari, dhe nuk do me futem kurre ne shinat e socialisteve dhe aq pak te PSV te Petro Kocit. Njoh lirine dhe vetem ate!
Edhe nese do te dish mendimin e demokrateve hap komentet ne facebook tend, ose shiko te une po deshe.
PS: Uroj qe te kuptosh qe na kane votuar per te bere opozite.