Edicion të dedikuar për Shqipërinë turistike në BBC World News dhe Netflix
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se, “arritjet që shënoi turizmi gjatë vitit që lamë pas, i adreson krahas të tjerave edhe një promovimi shumë të mirë, të Shqipërisë dhe bukurive natyre të saj në shumë artikuj të mediave prestigjioze ndërkombëtare”.
Në analizën e punës së ministrisë që ajo drejton, Kumbaro tha se, “gjatë 2022 kemi pasur të paktën një artikull në javë, në mediat ndërkombëtare më të mëdha BBC, Channel Four, CNN etj, dhe me të njëjtin intensitet promovimi do të vijojmë edhe gjatë këtij viti”.
“Që nga data 1 Janar e deri më sot është çdo ditë është një shkrim promovues që e nxjerr Shqipërinë, si destinacionin e privilegjuar qoftë për plazhet, për turizmin malor të vitit 2023. Ndërsa një nga emisionet më të famshëm në botë, që arrin të mbledhë rreth 500 milionë shikues në harkun e një viti, do të ketë një edicion të dedikuar në fundjave, bukurive të Shqipërisë në BBC World News, për të vazhduar me Netflix-in”, u shpreh ministrja.
Ajo tah se, viti 2023 na gjen gati për sezonin turistik, pasi kemi rritur nivelin e sigurisë dhe cilësisë në bregdet për sa i takon zhvillimit të aktiviteteve turistik në bregdete. Janë identifikuar 98 vende të mundshme për ankorimin e mjeteve ekonomik detar, ndërsa po mbyllen kontratat me subjektet plazhet.
Kumbaro bëri të ditur se, 7.5 milionë vizitorë shënoi fluksi i turistëve në vendin tonë gjatë vitit 2022, ose 1.9 milionë më më shumë se vitin 2021.
Ndërsa 842 milionë euro arritën të ardhurat nga turizmi në ekonominë e vendit, duke konfirmuar objektivin turizmi faktor në ekonominë e vendit, teksa synojmë turizmin gjithëvjetor me shtrirje në të gjithë Shqipërinë.