BBC World e nis zbulimin e “Mrekullive të Shqipërisë”, nga Parku Kombëtar i Butrintit

Një prej programeve më të njohur në botë, i transmetuesit “BBC World” ka zbuluar të shtunën e 21 janarit pamjet e para të dokumentarit të titulluar “Mrekullitë e Shqipërisë”.

Ky i fundit, do të eksplorojë mrekullitë e vendit tonë për t’ia paraqitur ato të gjithë botës.

Gazetarja Bettany Hugs shprehet se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, ku mund të gjesh edhe site arkeologjike dhe të njohësh kulturën e vendit.

Fillimisht programi me disa seri ndalet tek qyteti antik i Butrintit.

Por Butrinti ishte edhe vendi i fushëbetejave të përgjakshme.

“Këtu është pika ku perandori Oktavi mundi mbretëreshën e Egjiptit Kleopatrën dhe të dashurin e saj Mark Antoni”.

Qyteti antik i Butrintit ishte edhe streha e shkrimtarëve të kohës si ajo e këtij momenti ku gazetarja citon poetin Virgjil i cili shkroi vargjet e tij të famshme për Butrintin.

Por për mijëvjeçarë ky vend mbeti i pazbuluar deri në vitin 1932, nga arkeologu italian Luixhi Maria Ugolini i cili ishte me mision nga vetë Musolini për të hedhur dritë mbi Butrintin.

“Këto janë disa nga gjetjet e Ugolinit. Janë statujat e familjes mbretërore që zbukuronin teatrin”.

Dokumentari vë në dukje gjithashtu se Butrinti është siti i parë arkeologjik shqiptar që ka hyrë dhe mbrohet nga UNESCO.

Sipas dokumentarit, ky sit arkeologjik është një nga ato vende ku mitologjia takon realitetin dhe ai është po aq magjik sa vetë mitologjia.