Anila Denaj në Finiq, takohet me banorët e fshatit Vrion: Ja premtimi që u bëri
Deputetja Anila Denaj ka zhvilluar një takim në Finiq me banorët e fshatit Vrion.
Ajo u ka premtuar banorëve përmirësimin e infrastrukturës rrugore, veçanërisht ajo në lagjen Çame, si dhe garantimi i ndriçimit publik.
“Në një takim së bashku me strukturat e fshatit Vrion për të diskutuar me
banorët nevojat dhe shqetësimet që ata kanë.
Prioritet i punës me institucionet lokale është përmirësimi i infrastrukturës rrugore, veçanërisht ajo në lagjen Çame, si dhe garantimi i ndriçimit publik.
Kërkova rritjen e bashkëpunimit dhe mbështetjen e Bashkisë për të zgjidhur
çdo problematikë”, shprehet Anila Denaj. /Sarandanews.com/