Sondazhi i Sarandanews.com/ Ilir Nikolla kishte shanse për të fituar primaret, tradhëtoi demokratët dhe i la në tavolinë fitoren Ardit Cikulit
Sarandanews.com kreu menjëherë një sondazh pasi dy kandidatët Ardit Cikuli dhe Ilir Nikolla shkuan në balotazh për të qenë kandidat për kryetar bashkie.
Sondazhi pati menjëhrë një audiencë dhe komente të larta, ku qytetarët sarandiot dhanë mendimin e tyre se cili do të ishte kandidati i duhur nga të dy për të dal si kandidat i PD-së për zgjedhjet vendore të datës 14 maj.
Ilir Nikolla ishte një ndër emrat që pati mjaft komente pozitive dhe kishte mjaft shanse për të përmbysur rezultatin përballë Ardit Cikulit, por nuk vendosi që ta zhvillojë garën deri në fund.
Edhe në sondazh shfaqet qartë diferenca e ngushtë mes dy kandidatëve, Ilir Nikolla vendosi që t’ia lërë fitoren në tavolinë Ardit Cikulit.
Si shpërblim për këtë fitore në tavolinë Cikuli deklaroi se kur të fitojë zgjedhjet për kryetar bashkie do ta bëjë Ilir Nikollën nën kryetar bashkie. /Sarandanews.com/