Sarandë, kocerti festiv i fundvitit
Fëmijë nga më të dalluarit dhe më aktivët e shkollave të territorit të Bashkisë së Sarandës, u bënë protagonistë të koncertit të festave të këtij fundviti, organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve, të mbështetur nga Bashkia.
Në skenën e dekoruar bukur u shfaqën para bashkëmoshatarëve, mësuesve e prindërve, nxënës të talentuar që performuan në këngë, në numra baleti dhe me interoretime në violinë e piano.
Të pranishmit në këtë festë të fëmijëve i përshëndeti Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, i cili uroi që viti 2023 të jetë i mbushur me suksese në mësime dhe me përfshirje në aktivitete.
Moment i veçantë ka qenë ai kur Kryebashkiaku Gurma ka dhënë dhuratat e personalizuara për 4 fëmijët më të dalluar nga Shtëpia e Fëmijëve “Vangjel Pulla” e sidomos për Rean, e cila u ndje e privilegjuar që qirinjtë e ditëlindjes së saj i fiku, e shoqëruar nga kori i fëmijëve, nën melodinë e dashur “Happy Birthday”.
Koncerti i fundvitit dhe dhuratat që mori çdo fëmijë i dalluar, e bënë edhe më të ndjeshme e më të afërt atmosferën e Krishtlindjeve dhe atë të pritjes së Vitit të Ri 2023.