Primaret në Vlorë/ Hysni Sharra, kandidati për kryebashkiak në zgjedhjet e 14 majit
Hysni Sharra është shpallur fitues në Primaret e PD për bashkinë e Vlorës. Sharra ka dale fitues duke marre 549 vota. Ndërsa kandidatët e tjera Nada Daullja ka marre 250 vota dhe Alta Haluci 231 vota.
Në këtë proces kanë votuar 1040 anëtarë, ndërsa 10 vota ishin të pavlefshme.
“Kjo është një festë e demokracisë dhe e pluralizmit. Dua të falenderoj kolegët për garën e pastër dhe të ndershme. Ky është vetëm fillimi i asaj që kemi premtuar.
Një garë e fortë që do ti kthejë qytetarëve të Vlorës institucionin e bashkisë. Më 14 maj, qytetarët do të votojnë alternativën e PD”, tha Sharra.