Përçahet edhe Foltorja e Sarandës, kandidati i primareve Robert Haxhi bojkoton takimin prezantues
Para pak ditësh në Sarandë u krye prezantimi i kandidatëve të primareve të PD-së, që do të garojnë për kryetar bashkie të Sarandës, të cilët janë Spiro Vaso, Armando Magllara, Ardit Cikuli, Ilir Nikolla, dhe Robert Haxhi.
Ky i fundit ishte dhe ajo që ra më shumë në sy në takimin e bërë gjatë prezantimit të kandidatëve, i cili nuk ishte fare i pranishëm në atë takim, ku mori pjesë edhe deputetja e zonës Ina Zhupa dhe drejtuesi politik i qarkut Bujar Leskaj (i cili gjatë gjithë kohës qeshte me platformat e shpalosura nga katër kandidatët).
Bojkoti i avoktatit Robert Haxhi nuk u shpejgua as nga kryetarja e degës Manjola Nikollo, as nga të pranishmit e tjerë, edhe pse ai është rregjistruar si kandidat në primaret e Sarandës.
Burime pohuan se mungesa e Robert Haxhit mund të lidhet me faktin se procesi i ashtëquajur primare, është i përcaktuar se kush do dali fitues, dhe një pjesë e madhe e kandidatëve shërbejnë vetëm për fasadë.
Siç duket për tu mos u bërë pjesë e kësaj fasade, kandidati Harxhi ka vendosur që të bojktojë takimin prezantues që u krye të mërkurën.
Ky është një tjetër sinjal përçarje në këtë parti, e cila vijon ta ketë të vështirë bashkimin.
Kujtojmë që nga PD zyrtare që drejtohet nga Enkelejd Alibej, kandidat për Sarandën, pritet që të dal Gentjan Zera. /Sarandanews.com/