Miratohet buxheti i bashkisë Sarandë 2023 prej 16 miliardë lekësh, 25% më i lartë se 2022

Këshilli Bashkiak Sarandë ka diskutuar dhe më pas miratuar Buxhetin e Bashkisë Sarandë për vitin 2023.

Buxheti i Bashkisë Sarandë për 2023 do të jenë në shumën prej 16 miliardë e 200 milionë lekë të vjetra ose 25% më i lartë se Buxheti i vitit 2022.

35% e Buxhetit parashikohet të shkojnë në investime.

Te Ardhurat Totale Buxhetore 2023 jane parashikuar ne Vleren 1,620,448,000 lek me rritje ne 25% krahasimisht me buxhetin 2022.
Te ardhurat nga burimet vendore per vitin 2023 planifikohet te jene ne shumen 503,500,000 lek, me nje rrijte prej 11% krahsuar me te ardhurat e pritshme 2022 .Te ardhurat vendore perbehen nga te ardhurat tatimore ( nga taksat) dhe te ardhurat jotatimore ( nga tarifat per sherbimet publike) .
Te ardhura nga burime qendrore, te pakushtezuara dhe te kushtezuara perbejne 52% te buxhetit total te bashkise ne vleren 758,741,000 lek ku perfshihen transferta e pakushtezuar, transferta e pakushtezuar sektoriale per funksionet e deleguara , transferta e kushtezuar e destinuar si ndihme per shtresat ne nevoje si edhe financimet nga FSHZH per investime ne infrastrukturen publike vendore.

Per vitin 2023 buxhetimi i transfertes nga buxheti I shtetit eshte ne masen 23%, ku rritje te ndjeshme ka pesuar transferta e pakushtezuar me 19% dhe transferta e pakushtezuar sektoriale me 4%. Risi ne kategorine e transfertave te pakushtezuara eshte shtesa ne buxhet e fondit per pastrimin e mbetjeve urbane ne vleren 42,600,000 lek.

Fjala e kryetarit të Bashkisë Adrian Gurma:

Te nderuar Keshilltare!
Projekt Buxheti i vitit 2023 synon konsolidimin e ekonomise vendore, pasi me rimekembjen pas dy viteve te veshtira recesioni ekonomik rajonal dhe me gjere, po perballet perseri me efektet e krizes ekonomike globale, qe ka dhene ndikimet e saj edhe ne ekonomine tone kombetare, e pasuar me rritjen e inflacionit ne menyre te ndjeshme. Per te mbeshtetur pushtetin vendor, per kapercimin e veshtiresive ekonomike si efekt i rritjes se ndjeshme te cmimeve, Qeveria ka miratuar ne buxhetin 2023 paketave financiare ne funksion te kompesimit te rritjes se kostove te sherbimeve publike, me fonde shtese ne formen e transfertave, duke e bere pothuajse te pacenueshem funksionimin e Pushtetit Vendor.
Per hartimin e Projekt Buxhetit Vjetor dhe Afatmesëm 2023-2025 jemi bazuar ne politika reale dhe te kujdeshme në kuadrin makroekonomik. Njekohesisht, per hartimin e Buxhetit Vendor administrata eshte bazuar ne politika te studjuara fiskale vendore, qe do te ndermerren edhe gjate zbatimit te Buxhetit per vitin 2023, me synim rritjen graduale te te ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore, nepermjet stimulimit te sipermarrjes private.
Pas recesionit të fortë në vitet 2020-2021, parashikohet rikuperimi dhe rritja e te ardhurave vendore e perllogaritur me 11% te buxhetit te pritshem. Ekonomia vendore pritet kete permiresim te ndjeshëm në vitin 2023, duke vijuar këtë trend pozitiv dhe në periudhën afatmesme 2023-2025 me një mesatare prej 5-6 përqind. Rritja ekonomike, do të pasohet edhe nga objektivi tjetër i planifikuar në këtë buxhet, ai i sigurimit të një niveli të lartë të investimeve publike prej 35% e totalit te Buxhetit.
Në projektbuxhetin e vitit 2023, programimi i të Ardhurave Buxhetore mbështet synimet e Bashkise për qendrushmeri dhe rritje ekonomike, mbajtjen nën kontroll të shpenzimeve buxhetore dhe relizimin ne rritje te investimeve publike. Ky programim bazohet në përmirësimin e administrimit fiskal, eleminimin e informalitetit ne ekonomi, stimulimin e sipermarrjes private duke siguruar në këtë mënyrë rritjen e vazhdueshme te nivelit ekonomik vendor.
Rritja e te ardhurave favorizon Shpenzimeve Publike vendore ne mbeshtetje te objektivave te Pushtetit Vendor per periudhen afat mesme 2023-2025, nderkohe qe ne kushtet e rritjes se inflacionit, do te duhet qe ky buxhet te perballoje edhe rritjen e kostove shtese ne sherbimet e domosdoshme publike e perllogaritur deri ne 20% te buxhetit aktual.

Shpenzimet Buxhetore për periudhën 2023-2025 do të mbështesin një nivel të konsiderueshem Investimet Publike duke u përqendruar ne financimin e projekteve ne zbatim, projekteve te reja të rëndësishme ne sektorin e kultures dhe turizmit, si edhe infrastrukture. Investimet e parashikuara synojnë finalizimin e projekteve ne proces per Ujesjellesin, dhe fillimin e projekteve te reja ne Infrastrukture, Arsim, Kulture dhe Bujqesi.

Objektivat kryesore për buxhetin vendor të vitit 2023

Duke u mbështetur mbi treguesit pozitivë të ecurisë së decentralizimit fiskal dhe rritjes së cilësisë së Menaxhimit Financiar Publik në nivel vendor, Bashkia do te kete prioritet permiresimin e administrimit te funksioneve, dhe rritjen cilesisht te menaxhimit financiar vendor ne funksion te rritjes cilesisht te sherbimeve publike. Ruajta e trendit pozitiv të ecurisë së konsolidimit financiar te Bashkise Sarande dhe zbatimi i plotë i të gjitha metodologjive të hartuara nga MFE janë tregues të rëndësishëm për vazhdimin e reformimit të menaxhimit financave vendore. Në këtë këndvështrim, disa nga objektivat për vitin 2023 për Buxhetin Vendor jane:
• Rritja e burimeve të financimit të qeverisjes vendore me rreth 126.8 milion lekë ose 18 % ne raport me Buxhetin 2022, rritje e cila sigurohet te ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore, nga transferta e pakushtëzuar e përgjithshme dhe sektoriale. Kjo rritje krijon hapësirat e nevojshme për përmirësimin e shërbimeve publike dhe fokusim më të madh në shpenzimet për investime;
• Menaxhimi më i mirë i shpenzimeve administrative me qëllim ofrimin e më shumë shërbimeve publike cilësore me një kosto sa më të ulët. Kjo do të arrihet nëpërmjet rritjes së peshës së shpenzimeve për investime ne 35% te buxhetit, dhe uljes së peshës që zënë shpenzimet administrative;
• Rritja e eficiencës në ofrimin e shërbimeve publike në nivel vendor përmes rritjes së cilësisë,
administrimit dhe qeverisjes më të mirë të financave publike;
• Rritja së transparencës dhe llogaridhënies së Qeverisjes Vendore në raport me
komunitetin;
• Forcimi i rregullave dhe procedurave për menaxhimin e financave publike në nivel vendor
duke siguruar më shumë disiplinë fiskale në Menaxhimin e Vështirësive Financiare.Objektivat e vendosura nga Pushteti Vendor kane per qellim permiresimin jo vetem te jeteses se banoreve rezidente ne Bashkine e Sarandes, por pritjen e miliona vizitoreve gjate gjithe vitit ne menyre dinjitoze me infrastrukturë moderne, me shërbime efikase e cilësore, me mundësi investimi për sipërmarrësit, me një jetë kulturore të larmishme e me hapësira të dedikuara për fëmijët, të moshuarit, këmbësorët. Do te punojme pa ndalur, per ta kthyer potencialin e Sarandes ne mireqenie per qytetaret e saj, dhe nje shtepi te madhe per te gjithe qytetaret qe investojne per te jetuar dhe punuar ne perlen e Bregdetit Shqiptar.
Faleminderit per mbeshtetjen Tuaj !