Kush ishte shenjestra e vendosjes së tritolit mbrëmë në Sarandë?
Një sasi tritoli ka shpërthyer në murin rrethues të një banese në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:45 të mëngjesit të sotëm (5 dhjetor).
Shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit Lefter Lefteri i njohur ndryshe si Afez Kulla.
Lënda eksplozive e dyshuar si tritol ishte vendosur te porta jashtë e vilës.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Në objektin ku u vendos eksplozivi jetonte familja prej 4 anëtarësh e 54-vjeçarit Lefteri.
Ky i fundit rezulton ndërtues, ndërsa më parë ka qenë punonjës i administratës publike.
Muajt e fundit Lefteri është kallëzuar madje dhe shoqëruar në komisariat lidhur me një objekt në ndërtim e sipër në lagjen nr.1.
Nuk dihen ende motivet e ngjarjes.