KOKSH shpërnan në Sarandë unifromat sportive, Adrian Gurma: Më shumë vëmendje për gjallërimin e jetës sportive
KOKSH ka shpërndarë edhe në Sarandë uniformat sportive, për nxënësit e ekipeve sportive të shkollave të Sarandës, në kuadër të projektit ”Ekipet Sportive 2022”.
I pranishëm në ceremoninë e shpërndarjave të uniformave ishte kryebashkiaku Adrian Gurma dhe sekretari i përgjithshëm i KOKSH Gerti Shima.
“Së bashku me Gerti Shima, Sekretarin e Përgjithshëm të KOKSH, shpërndamë sot uniformat sportive, për nxënësit e ekipeve sportive të shkollave të Sarandës, në kuadër të projektit ”Ekipet Sportive 2022”.
Më shumë vëmendje, jo vetëm për gjallërimin e jetës sportive dhe largimin e fëmijëve nga veset dhe rruga, por edhe angazhim për përmirësimin e kushteve të ambienteve sportive ekzistuese, si dhe ndërtimin e ambienteve të reja”, shkruan Adrian Gurma.