Destinacioni i javës: Kodra e fortifikuar e Kalivoit, Butrint, 21 km nga Qyteti i Sarandës
Kodra e Kalivoit është një kodër shkëmbore në bregun jugor të liqenit të Butrintit.
Ajo ndodhet 3 km në lindje të qytetit antik të Butrintit dhe është e rrethuar me ujë pothuajse nga të tri anët e saj.
Muri që rrethon kodrën përfaqëson një nga fortifikimet më të rëndësishme dhe shpesh cilësohet si bërthama e një vendbanimi protourban. Fortifikimi përfshin një sipërfaqe gati 17 ha.
Muret e saj kapin një gjatësi rreth 800 m – 900 m, me lartësi që varion nga 1 – 4 m.
Pjesë e rëndësishme e tij janë tri hyrje ballore të ndërtuara me blloqe gurësh gëlqeror, drejtkëndor e poligonal të kombinuar shumë bukur në fasadat e tyre.
Kodra e Kalivoit është një destinacion i veçantë për këdo që preferon turizmin e aventurës dhe ecjet në natyrë, prej nga mund të shijohet një pamje mahnitëse.
Mund të aksesohet me varkë përmes liqenit të Butrintit ose përmes fshatit Xarrë.