Delvinë, shpërndahen për nxënësit e shkollave uniformat e reja sportive
Projekti i KOKSH për kompletimin e ekipeve me uniforma sportive, është prekur nga dhjetëra nxënës që janë pjesë e ekipeve të shkollave të Delvinës.
Ato janë shpërndarë nga kryetarja e bashkisë së Delvinës Majlinda Qilimi e cila ka falenderuar Komitetin Olimpik Shqiptar.
Kjo pajisje me uniforma, vhen në kuadër të projektit ”Ekipet Sportive 2022”, si pjesë e strategjisë për gjallërimin e jetës sportive dhe largimin e fëmijëve nga veset dhe nga rruga.
Pajisja me uniforma shkon paralelisht me angazhimin e qeverisjes vendore për ofrimin e terreneve më të mira të stërvitjes, si dhe për nxitjen e masivitetit e të cilësisë sportive.
“Finalizuam me sukses marrëveshjen me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) për ngritjen e ekipeve të volejbollit të shkollave 9-vjeçare në bashkinë Delvinë, mbështetur në programin e qeverisë shqiptare për ngritjen e ekipeve sportive në shkolla.
Të rinjtë e ekipeve u kompletuan gjithashtu me çanta, uniforma dhe bazë materiale të nevojshme për stërvitjet e përditshme.
Mbështesim, nxisim dhe promovojmë të rinjtë delvinjotë që e duan dhe e adhurojnë sportin”, shkruan Majlinda Qilimi.