Saranda e Gjakova: Finalizimi i një binjakëzimi në ditën e Pavarërsisë
Në ditën e Pavarësisë, Saranda dhe Gjakova vendosën të motërzohen me njëra-tjetrën. Mes dy pushteteve lokale, Bashkisë së Sarandës dhe Komunës së Gjakovës, u finalizua një binjakëzi, një proces i nisur vite më parë.
Kështu, krerët e dy qyteteteve me emër, për koincidencë dhe me emra të përafërt, Adrian Gurma dhe Ardian Gjini, formosën një erë të marrë marrëvëdhënies mes dy pushteteve, e cila do pritet të gjenerojë një raport të ri me një marrëdhënie të zgjeruar mes Sarandës dhe Gjakovës.
Saranda po kthehet gjithnjë e më shumë në një pol turistik të jugut, edhe për kosovarët gjithashtu, ndërsa Gjakova është ndër qytetet më potente të Kosovës dhe nga pikëpamja ekonomike.
Tashmë pritet që mes dy qyteteve të ketë këmbime në shumë plane; turistike, kulturore, në përvoja institicionale e më tej. /