Primaret qesharake të PD-së në Sarandë, më shumë se gjysma e të propozuarve nuk pranojnë kandidimin

Partia Demokratike e Sarandës është futur në një krizë aq të thellë sa gjysma e personave të propozuar nëpër grupseksione nuk pranojnë të bëhen pjesë e procesit.

Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për figura të njohura dhe me kontribut në parti që kanë refuzuar të plotesojnë formularin e kandidimit, justifikuar kjo me përçarjen e thellë të krijuar në këtë degë por edhe me faktin që shumë ish – zyrtarë nuk pranojnë të aktivizohen me strukturat aktuale duke krijuar një boshllek të madh e që pritet të përkthehet në një rezultat jo të mirë në lokalet e 2023.

Burime pranë kësaj dege bëjnë me dije se deri tani formularin e kandidimit e kanë plotësuar vetëm 4 kandidatë nga 11 të propozuar.

Nga lista e gjatë e refuzimeve emrat që kanë pranuar të futen në garë janë Ardit Cikuli, Armando Magllara, Spiro Vaso dhe Ilir Nikolla.