Ksamil, plazh në dimër
Veronika dhe Lukas nga Republika Çeke kanë mbërritur në Shqipëri në fillim të tetorit.
Temperaturat e larta i kanë joshur për të mos ju ndarë Ksamilit. Në fund të nëntorit çifti me vajzën një vjeçare shijojnë plazhin.
“Këtu është shumë këndshëm. Kemi ardhur që në fillim të tetorit e jemi me shtëpi në Sarandë e vijmë në Ksamil të marrim rreze. Ujë është shumë i ngrohtë.” thotë Veronika.
Është qetësia, temperaturat e larta, deti e çmimet e lira që i mbajnë në Ksamil.
E quajnë Karaibe qytezën jugore, dhe planifikojnë të kalojnë aty dimrin, për sa kohë moti do të jetë në favor do lahen edhe në det.
Marek është një tjetër pushues që zgjedh Ksamilit në prag dimri. Ai vjen nga Polonia pas një turi në Ballkan, ka qëndruar në Ksamil për plazh në qetësi siç thotë ai.
Për Marek Ksamili është i bukur por ka infrastrukturë të dobët.
“Në Shqipëri keni probleme me plehrat dhe kjo nuk është gjë e mirë, Në rrugë, nëpër ambjente të ndryshme, kudo ku kaloj shoh plehra dhe kjo nuk eshte një gjë e mirë”
Teksa i gjithë vendi ka kaluar ditë problematike si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet të lartë, Ksamili me diell mirëpret jo pak të huaj që shijojnë plazhin në fund nëntor.