Heroinë dhe kanabis gati për shitje, tre të arrestuar në Sarandë
Tre persona janë arrestuar këtë të enjte nga policia, të cilët ushtronin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Shtetasit K. V., 30 vjeç, E. D., 40 vjeç dhe S. K., 50 vjeç u kapën nga shërbimet e Policisë, në vende të ndryshme në qytetin e Sarandës.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, u gjetën dhe u sekuestruan sasi të ndryshme heroinë dhe cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje, 1 mjet të mprehtë (thikë,) 3 aparate celulare dhe një shumë parash të dyshuar të përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.
Operacionin policor antidrogë i koduar “Distributors”, u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë.