Atleti Alush Çukari, përfundon me sukses maratonën nga Saranda për në Vlorë
Pas disa seancash vrapimesh, atleti tashmë i njohur Alush Cukari, përfundoi me sukses vrapimin nga Saranda për në qytetin e Vlorës.
Ai përshkoi gjithë bulevardin e Vlorës i ndjekur me shumë kërshëri nga banorët e shumtë vlonjat, por dhe nga mjaft të ardhur, për të festuar 28-29 Nëntorin, duke mbërritur tek monumenti i Pavarësisë për të vendosur në mënyrë simbolike një tufë me lule, për të përcjellë edhe një mesazh triumfi të realizimit me sukses të misionit të tij.
Alush Cukari i falenderoj te gjithe mbeshtetesit e tij që i qëndruan pranë për suksesin që arriti në këtë maratonë.