“Turistë” nga Saranda në Gjirokastër
Edhe fëmijët bëhen promovues të lëvizjes për turizëm të integruar.
Ishin fëmijët e Qendrës Multifunksionale për Zhvillimin e Fëmijëve dhe Fuqizimin e Familjes, që u shfaqën si “turistë” në asete të qytetit të turizmit që ofron Gjirokastra.
Të shoqëruar nga edukatoret e tyre, ata u ndjenë mirë duke shetitur në Qytetin d Gurtë e bukur, ku prekën nga afër dhe morën informacion mbi traditat, historinë dhe kulturën e qytetit të Gjirokastrës.
Pjesë e ekskursionit të tyre ishte edhe vizita që bënë në Kalanë e Gjirokastrës dhe në Qafën e Pazarit.