Stillo Papadhima, 97 vjeçari që i ka shpëtuar Luftës së Dytë Botërore dhe një nga më të moshuarit e Sarandës

Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, ka zhvilluar një takim të rastësishëm në një nga rrugët e qytetit me Stillo Papadhimën.

97 vjeçari është një nga të mbijetuar nga kampet e përqëndrimit në Gjermani gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Ndesha sot në rrugë Stillo Papadhimën, 97 vjeçarin, që ka mbijetuar nga kampet e përqëndrimit në Gjermani gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Jeton ditë të paqta në Sarandë, ndoshta si një nga banorët më të moshuar të qytetit dhe shembull mahnitës për kthjelltësinë e mendimit dhe vitalitetin e tij .

Respekt”, shkruan kryetari i bashkisë Sarandë në postimin  e tij në rrjetet sociale. /Sarandanews.com/