Sarandë: 14 tetori, stacion i rëndësishëm në muajin simbol të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit
Nga selia e Bashkisë, tek qendra e qytetit, Galeria etj., Saranda është veshur nga postera dhe simbole që ndikojnë në rritjen e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.
Tetori Rozë dhe sligani “Vrapo për Jetën” flasin me çdo kalimtar, me çdo qytetar. Në këtë muaj simbol të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, 14 shtatori i sivjetëm përfaqëson një stacion të rëndëdishëm të këtij muqji.
Bashkia e Sarandës, me kujdesin e posaçëm të Kryetarit Adrian Gurma dhe në bashkëpunim me DSHP Sarandë, organizuan veprimtarinë “Gruaja-gjysma më e mirë e shoqërisë”, me pjesëmarrjen e gjerë të grave e vajzave nga institucionet e qytetit. Ishte i pranishëm edhe deputeti Niko Kuri. Veprimtaria nisi me shfaqjen e videos sensibilizuese, përgatitur nga Bashkia e Sarandës, me personazhe realë e mesazhe të dobishme për këdo.
Drejtori i DSHP Sarandë, Arsen Dule, bëri një panoramë të rritjes së punës ndërgjegjësuese dhe efektin e saj, të shprehur në tregues konkretë. Safie Myrtaj, Liljana Kullai e Venera Guri krijuan emocione të forta me rrëfinin e historive personale të luftës dhe me mesazhet që burojnë nga sfida e fituar pas diagnostikimit.
Adrian Gurma ka folur në cilësinë e qytetarit të parë, por, duke e zëvendësuar këtë “xhaketë” me bluzën e bardhë të mjekut të specializuar në këtë fushë, solli informacion dhe argumenta shkencorë, që burojnë nga eksperienca e tij e gjatë e luftës kundër kancerit të gjirit.
Ai mori u shpreh me emocion për shprehjen e mirënjohjes që mori nga gra të pranishme në veprimtari, të cilat e quajtën veten me fat që janë ekzaminuar dhe ndjekur nga Dr. Gurma prej vitesh. Pas kësaj fjala ishte e artit dhe artistëve.
Të pranishmit vizituan ekspozitën e artit pamor, në sallat e Galerisë “Art-Saranda”, me punë në pikturë e skulpturë, fokusi dhe frymëzimi i të cilave ishte Gruaja.
Skulptori i mirënjohur Niko Godroli tregoi si e krijoi skulpturën e vet, pjesë të kësaj ekspozite, frymëzuar nga femra, si simbol i vazhdimësisë së jetës dhe vitalitetit.