‘’Made in Saranda’’

Nga Piro NAÇI

Brenda pak ditësh në Athinë u takua me ‘’gjysmën’’ e Sarandës… Shkrimtarë, poetë, piktorë ,skulptorë, arkitektë, prozatorë, instrumentisë të talentuar,këngëtarë, me shumë njerëz të tjerë… Me ‘’gjysmën’’ tjetër foli në telefon… Këtë informacin mora nga faqja e fejsbukut, e Josif Papagjonit. Për një moment mu duk se kërkonte ‘’fytyrën e humbur’’ të Sarandës.
Një fytyre që ndoshta sot i mungon ‘’make up-i’’ i ngyrave të pinelit të Vasil Kaçit, të Lefter Çekos apo të të talentuarit Spiro Shtukës, e shumë e shumë piktorëve të tjerë nga qyteti magjik. Ndoshta edhe dalta e ‘’doktorit të plastikës’’ Niko Godroli, që do ti lëmonte fytyrën, do ta freskonte, do ta rinonte më shumë atë.

Nuk mund të mungonte këtu edhe ‘’KADALIDHA’’( Kacalidha). Ashtu si Kadareja i ka shkruar me aq pathos Gjirokastrës , po aq edhe Kacalidha për Sarandën.Por unë besoj se nuk kemi parë gjë akoma…! Nikua është në kulmin e krijimtarësë së tij dhe do ti dhurojë akoma Sarandës. Këtë urroj dhe shpresoj edhe për dy miqtë e Josifit, që i ‘’luteshin’’ publikisht, për tu takuar e çmallur, Jovani dhe Martikon.
Arkitekti Spiro Kosta ndoshta ndjehej më ‘’fajtori’’, për ‘’fytyrën e humbur të Sarandës’. Por… është me ‘’fat’’ dhe ka një lloj ‘’pafajësie’’, 30 vitet e fundit punoi në një nga zyrat më të mira arkitekturës të Greqisë, me projektet e tyre në fushën e hotelerisë së turizmit i ndryshuan fytyrën turizmit Grek, i dhanë dritë , i dhanë jetë, që nga Kreta e deri në Janinë.

Tani që po shkruaj këto rrjeshta, fotot e Josifit më çuan në një epokë tjetër… atë të zërit melodjoz të Lefter Agorës, të virtuozitetit të Lambros apo meloditë e kitarës së Naçi Cakës. Por, Naçi është virtuoz dhe i talentuar edhe në disa ‘’vegla’’ të tjera… në njerzillëkun e tij dhe shumë mendje hapur…
Me Josifin m’u dha edhe mua mundësi të takoheshim së bashku me Lefter Çekon. E lamë takimin në qendër të Athinë , jashtë hotelit emblimatik ‘’Grande Bretagnia’’. U takuam dhe u drejtova drejt hotelit… Jo, Jo… tha Josifi nuk jam unë për salltanete, nuk futem unë nëpër salla, unë dua atje posht tek agoraj…Për një moment kujtova se Josifi jetonte në një epokë tjetër, në atë të Perikliut dhe të Aristofanit.Donte të ishte aty në agora të ‘’takonte’’ Aristofanin dhe të fliste për ‘’Grenzat’’ dhe ‘’Zogjtë’’… ndoshta donta ti vinte në skenë, aktorët i kishte zgjedhur…ato pak ditë që qëndroi në Athinë…. Hera e parë që ndodhte një gjë e tillë në Athinë dhe në Grand Bretangnia… të fusje pothuajse me zor një sarandiot, një bregdetas, një akademik…

Dhe ku, në hotelin që këtu e 160 vjet kanë kaluar shumë personaliteteve nga e mbarë bota, Kryeministra, Mbretër, aktorë, sportistë me famë botërore, biznesmenë,…Suita e tij atë ditë u shit në 32 000 euro!…Problemi ishte sa ta fusnim brenda. Me zor e futëm. Këtu ndyshuan të gjitha. Josifi nuk donte të ikte më nga ai vend… madje mua më duket se ai është kthyer dhe është brenda hotelit( jo tek suita…që të meren mentë)…por në historinë e tij…. Një tjetër bregdetas përpara Josifit, ndoshta mund të jenë edhe fis, kush e di,… hodhi ‘’themelet’’ e krijimit të këtij hoteli me famë botërore Grande Bretagnia.

180-të vjet më parë Sevo Qëndro me fustanellën tërë lerë kalon bregun për në Korfuz dhe pastaj në Athinë për të siguruar bukën e gojës…Josifi nuk ‘’ngopej’’ duke fiksuar në aparatin e tij copëza nga histori e këtij ‘’titaniku’’ të turizmit grek, por me një ndryshim nga titaniku i vërtetë: lundron akoma edhe sot këtu e 160 vjetë pa ‘’Kapitenin’’e parë të saj…Aty ku pinin kafenë dhe molloiseshim i tregova Josifit dhe Lefterit, dy tre metra nga tavolina jonë, 84 vjet më parë dhe kishte humbur jetën karikaturisti dhe Kryetari i Unionit të Skicografëve Grek Ali Dino Bej…Kaq donte, Josifi, ‘’mori flakë’’ ‘’filloi punë’’ … Unë flisja, ai kërkonte në telefon profesor Ferid Hudhrin….
Josifi dhe Lefteri dy njerëz të veçantë. Ishte kënaqësi që u takum nga afër. Me disa njerëz ndihesh se njihesh një jetë të tërë edhe sikur të kesh dekata pa u takuar e shkëmbyer qoftë edhe një tungjatjeta. Është magjike por ndodh.Takon njerëz në jetën tënde me të cilët ndihesh shumë familjar, që nga shikimi i parë , nga shtrëngimi i duarve e më pas në shkëmbimin e mendimeve. Për një momonte mendon se është një ekzagjerim i imagjinatës por njëherësh e kupton se është një realitet. Është si të shohësh reflektimin tënd në pasqyrë dhe të flasësh me të.Kështu janë sarandiotët, njësoj si një farë marke… ‘’Made in Saranda’’.