Fëmijët e kopshtit “Soros”: Vizitojnë qëndrën e riciklimit në Volloder
Lëvizja për ndarje të mbetjeve urbane në burim dhe për ricikiklimin e tyre në një qendër të posaçme, ka shkuar edhe në veshin e fëmijëve. Ata kishin parë koshat prej rrjete në shetitoren e Sarandës, por kjo kishte shtuar kuriozitetin se çfarë bëhet më tej.
Ndër të parët që e morën këtë përgjigje, ishin fëmijët e kopshtit “Soros”.
Vogëlushët e këtij kopshti fëmijësh ishin vizitorë të qendrës së grumbullimit dhe paketimit të mbetjeve të riciklueshme në Volloder. Punonjësit e kësaj qendre u treguan për funksionimin e procesit të grumbullimit dhe presimit te mbetjeve të riciklueshme.
Kjo u mundësua nga projekti që mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.
Projekti nuk lë jashtë vëmendjes edukimin dhe ndërgjegjësimin qysh në moshën parashkollore për rëndësinë e riciklimit.