Butrinti pret nesër në shtëpi Pogradecin, synohet rezultat pozitv
Skuadra e Butrintit do të presë nesër në fushën e vet ekipin e Pogradecit, ndeshje e vlefshme për javën e pestë të Kategorisë së Dytë.
Ky takim do të luhet në stadiumin “Andon Lapa” dhe pritet që të dhurojë mjaft emocione, pasi që të dyja skuadrat do të kërkojnë që të dalin nga kjo ndeshje me një rezultat pozitiv.
Në shkallët e stadiumit nesër pritet që të ketë një pjesëmarrje të lartë tifozësh për të mbështetur skuadrën e Butrintit që vjen në këtë takim pas humbjes së pësuar javën e kaluar në transfertë kundër AF Luftëtarit.
Ndërkohë, Pogredeci deri më tani ka bërë një kampionat mjaft të mirë duke u renditur dhe në vendin e parë me 10- pikë, ndërsa Butrinti pozicionohet në vendin e gjashtë me 6-pikë.
Ndeshja luhet të dielën në orën 14:00. /Sarandanews.com/