Butrinti nuk udhëton të luajë kundër Dinamos: Rrugë e gjatë dhe s’kemi lojtarë
Ndeshja e Kupës së Shqiprërisë mes Dinamos dhe Butrintit e planifikuar për t’u luajtur ditën e sotme, nuk do të zhvillohet pasi klubi sarandiot nuk ka mundur të udhëtojë për në kryeqytet si pasojë e mungesës së lojtarëve, ndërsa një tjetër justifikim është edhe distanca ku duket se buxhti për të përballuar një transfertë të tillë mungon.
Kujtojmë se në ndeshjen e parë në Sarandë ndaj Butrintit, Dinamo fitoi minimalisht me rezultatin 0-1 falë golit të Diogo Da Silva. Në këtë formë, Dinamo kalon automatikisht në raundin tjetër të Kupës aty ku pret fituesen e çiftit Kastrioti-Vora.
Njoftimi i Dinamos:
Ndeshja FC Dinamo – KF Butrinti e vlefshme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë, e parashikuar për t’u zhvilluar ditën e sotme nuk do të luhet!
Klubi mik ka njoftuar skuadrën tonë dhe FSHF-në se për arsye distance dhe mungese lojtarësh, nuk mund të udhëtojnë në Tiranë.
Dinamo fitoi ndeshjen e parë në Sarandë me rezultatin 0-1, me golin e shënuar nga Diogo Da Silva.
Blutë kalojnë në raundin tjetër të kupës, ku përballë do të ketë fituesen e çiftit KS Kastrioti – FK Vora