Blendi Klosi takime me qytetarët në Ksamil: Diskutime mbi paketën antikrizë dhe rritjen e pagave
Drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Blendi Klosi, ka zhvilluar këtë të dielë takime me qytetarët në zonën e Ksamilit.
Në këtë takim Klosi shoqërohej nga deputetja e zonës Anila Denaj dhe kryebashkiaku Adrian Gurma.
Fokusi i takimit me qytetarët në këtë takim ishte rreth paketës antikruzë, rritjen e pagave dhe mbajtjen të pandryshuar të çmimit të energjisë.
“Sarande- Takim me banorët ne Ksamil, ku diskutuam mbi paketën antikrizë të ndërmarrë nga qeveria, përfshirë rritjen e pagave dhe mbajtjen të pandryshuar të çmimit të energjisë për qytetarët.
Informimi dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për situatën në të cilën ndodhemi është tepër i rëndësishëm”, shprehet Blendi Klosi. /Sarandanews.com/