Blendi Klosi prezantohet në degën e PS Sarandë

Drejtuesi politik i qarkut Vlorë për Partinë Socialiste, Bledi Klosi, ka bërë prezantimin e tij me strukturat e degës së PS Sarandë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale deputetja e Sarandës Anila Denaj shkruan:

“Në prezantimin e drejtuesit politik të Qarkut Vlorë Blendi Klosi me strukturat e PS në Sarandë.

Diskutuam mbi objektivat dhe prioritetet e punës sonë për çështjet e riorganizimit të strukturave, si dhe për adresimin e problematikave që vijnë nga komunikimi me qytetarët”, nënvizon Denaj. /Sarandanews.com/