Adrian Gurma inspekton qëndrën ditore të moshuarve: Së shpejti ambiente totalisht të rikonstruktuara

Ashtu siç e kishte premtuar, kryebashkiaku Adrian Gurma, i ka qëndruar premtimit të tij ndaj të moshuarve.

Gjatë kësaj të marteje kryetari i bashkisë së Sarandës ka inspektuar punimet që po kryhen tek qëndra ditore e të moshuarave, e cila brenda pak kohësh do të jetë e transformuar tërësisht dhe me kushte optimale për të moshuarit.

Ky investim është kryer nga Bashkia Sarandë nëpërmjet programit të IADSA-s.

“Edhe pak ditë dhe rifillon funksionimin Qendra Ditore e të Moshuarve, në ambiente totalisht të rikonstruktuara, falë bashkëpunimit me Qeverinë Italiane, nga projekti i fituar nga Bashkia Sarandë nëpërmjet programit të IADSA-s.

Ecim”, shkruan kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma. /Sarandanews.com/