Rikthehet sistemi TIMS në Qafë Botë dhe në Portin e Sarandës
Është rikthyer pas mesnatës sistemi TIMS edhe në Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë Botë dhe në atë të Portit Detar Sarandë.
Regjistrimi i pasagjerëve dhe mjeteve vijon normalisht.
Sistemi TIMS doli jashtë kontrollit pas sulmit të hackerave iranianë, duke bërë që kalimi në pikat kufitare të bëhej me regjistër.