Destinacioni i javës: Plazhi i pllakave, 1 km nga qendra e qytetit
Plazhi i Pllakave gjendet përtej portit turistik të Sarandës, në lagjen Kodër. Me formacione shkëmbore të latuara nga valët e detit të ofron mundësinë për të bërë plazh rehatshëm, në kushte natyrale.
Bardhësia e pllakave dhe kombinimi i harmonishëm i blusë së qiellit dhe detit Jon, e bëjnë ndër plazhet e preferuar nga vendasit por dhe turistët e huaj.
Kthejlltësia dhe ngrohtësia e ujrave të detit bënë që ky plazh të frekuentohet edhe gjatë ditëve të vjeshtës.
“Plazhi i Pllakave” është nostalgjia e një brezi sarandiotësh dhe përbën një aset të memorjes dhe identitetit të qytetit.