Deputetja e Sarandës takon në Tiranë shahisten Eklea Omeri: Një vajzë që na bën krenare me arritjet e saj
Deputetja e Sarandës, Ina Zhupa, është takuar në Tiranë me shahisten e talentuar Eklea Omeri, duke e vlerësuar atë për arritjet që ka kryer në këtë sport.
“Kënaqësi të takohesha me Eklea Omeri, vajza nga Saranda që në moshë të vogël është bërë kampione kombëtare për femra në shah, që ka fituar çmime dhe medalje kombëtare edhe ndërkombëtare sa herë që merr pjesë në turne.
Shahu sporti i mendjes, është një nga disiplinat që është premtuar shume, po të kujtoni Ramën kur priste Kasparovin në Tiranë, por që është bërë shumë pak.
Klea ja ka arritur falë zgjuarsisë, mundit dhe sakrificave të saj, të familjes dhe punës së trajnerit të saj. Ndihma financiare për aktivitetet kur përfaqësohet Shqipëria duhet jetë gjithëpërfshirëse, bonuset dhe pagesat kur fitojnë çmime ndërkombëtare nuk duhet të mungoj. Klea dhe një grup shumë i mirë vajzash dhe djemsh na bëjnë krenar në arritjet e tyre në kampionate ndërkombëtare”, shkruan Ina Zhupa.