Deputetja e PS: 20 mijë lekë të vjetra shezlloni nuk është shtrenjtë në Dhërmi. Isha në një vend hëngra makarona me 8 mijë lekë
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, deklaroi se çmimet në jug të Shqipërisë nuk ishin të larta.
“20 miijë lekë të vjetra, shezllonët në Dhërmi nuk mendoj se është shumë e shtrenjtë”, deklaroi Gjylameti.
Më tej ajo theksoi se rëndësi ka që të ketë alternativa të tjera dhe se në fund të fundit ky është tregu.
“Isha në një vend, pjata e makaronave 8 mijë lekë të vjetra ishte. M’u në mes të Dhërmiut dhe me një super shërbim.
Unë gjithmonë jam ankuar për shërbimin në Shqipëri, por kësaj radhe ishte ndryshe”, tha Gjylameti teksa Blendi Fevziu i tregoi se “40 euro pjata e makaronave në jug të bie në kokë”.