Dëbimi i diplomatëve iranianë, deputetja e Sarandës: Vendimi i duhur për të ruajtur integritetin
Ish-ministrja e Financave Anila Denaj u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se vendimi i qeverisë për dëbimin e diplomatëve iranianë është një vendim i duhur.
“Sigurisht që është një vendim i duhur dhe një vendim që vjen pas një sulmi, që tentoi të vinte në rrezik jo vetëm sigurinë por edhe shërbimin. Vendimi i duhur për të ruajtur integritetin dhe pavarësinë e vendit”, u shpreh ish-ministrja.
Kryeministri Edi Rama kërkoi një ditë më parë që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria.
Gjatë një fjalimi të publikuar në rrjetet sociale, Rama deklaroi se ky vendim i Këshillit të Ministrave, vjen pas u zbulua se pas sulmit kibernetik të 15 korrikut, qëndron Republika Islamike e Iranit.