Bashkia Sarandë së bashku me programin ReLOaD2 shpall thirrjen për organizatat e shoqërisë civile: Aplikoni për projekte dedikuar rinisë

BASHKIA SARANDË NË PARTNERITET ME PROGRAMIN ReLOaD2 SHPALL:

 

 

 THIRRJEN PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE TË DEDIKUAR PËR RININË NË PROGRAMIN RAJONAL PËR DEMOKRACINË VENDORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR 2 (ReLOaD2)

 

 

Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2) është një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga PNUD në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Ky program është vazhdim i nismës Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD, 2017-2020). Buxheti total i ReLOaD2 është 12.63 milionë euro (15.06 milionë dollarë). Ndërsa komponenti për Shqipërinë është 1.2 milionë euro (1.4 milionë dollarë). Kohëzgjatja e projektit është 48 muaj (Janar 2021 – Dhjetor 2024). Objektivi i përgjithshëm i ReLOaD2 është të forcojë demokracitë gjithëpërfshirëse në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit në BE. Projekti do të punojë për fuqizimin e shoqërisë civile dhe rinisë që të jetë pjesë aktive në vendimmarrje, duke nxitur një mjedis ligjor dhe financiar në funksion të shoqërisë civile.

 

Objektivi specifik i Programit është të forcojë bashkëpunimin midis qeverisjes vendore dhe organizatave të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor duke forcuar transparencën për financimin e Organizatave të Shoqërisë Civile nga buxheti i qeverisjes vendore. Gjithashtu progami ReLOaD synon të promovojë angazhimin qytetar me fokus të veçantë tek të rinjtë në mënyrë që të bëhen pjesë e proceseve vendimmarrës në funksion të zhvillimit të komunitetit.

 

Programi ReLOaD2 do të mbështesë gjashtë bashki partnere[1] me një qasje holistike duke filluar nga rritja e kapaciteteve të stafit të bashkisë për ciklin e menaxhimit të projekteve dhe metodologjisë LOD, grant, asistencë teknike gjatë shpalljes dhe zbatimit të thirrjeve publike, asistencë teknike gjatë zbatimit të thirrjeve publike të pavarura si edhe për fuqizimin e rinisë në territorin e saj.

 

Për sa më sipër, Bashkia Sarandë dhe programi ReLOaD2 fton të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivat zhvillimor dhe prioritetet e Bashkisë Sarandë për rininë si më poshtë:

  1. Fuqizimi i Këshillit Rinor në Bashkinë Sarandë
  2. Ofrimi i programeve dhe aktiviteteve artistike, kulturore për promovimin e talenteve të të rinjve

 

Shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë nga 700.000 Lekë deri 2.000.000 Lekë.

 

OShC-të mund të dorëzojnë më shumë se një projekt propozim nëse shuma totale nuk tejkalon shumën prej 7.000.000 Lekë gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit ReLOaD2 (Janar 2021 – Dhjetor 2024).

Bashkia rezervon të drejtën të mos i alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projekt-propozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara. Kohëzgjatja e secilit projekt duhet të zgjasë nga 6 deri në 12 muaj. Projektet e përzgjedhura do të zbatohen në periudhën nga muaji Dhjetor 2022 deri në muajin Nëntor 2023.

 

 

PËRSHTATSHMËRIA/PRANUESHMËRIA:

 

Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informacion të hollësishëm rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikantë (Shtojca 6), pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.

 

DOKUMENTACIONI:

Dokumentacioni i aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Sarandë do të jetë i disponueshëm nga 01/09/2022, pas dërgimit të një kërkese me e-mail në adresën [email protected] ku duhet të citoni emrin e organizatës së interesuar; ose duke u paraqitur personalisht në Zyrën e Protokollit të Bashkisë Sarandë. Të gjitha informacionet e nevojshme, si dhe një version elektronik i paketës së aplikimit mund të gjendet edhe në website zyrtare të Bashkisë (https://bashkiasarande.gov.al) si dhe në website e UNDP (www.undp.org/Albania).

 

Sesionet informuese (ditët e hapura për më shumë informacion)

Lidhur me këtë thirrje, për OShC-të e interesuara për të aplikuar në këtë thirrje do të mbahen Sesione informuese në Bashkinë Sarandë me datën 7 Shtator 2022 në ora 9:30 në zyrat e bashkisë.

Gjithashtu, pranë Bashkisë Sarandë do të zhvillohet një trajnim mbi ciklin e menaxhimit të projektit dhe një proces mentorimi në grup për të asistuar të gjitha organizatat e interesuara në procesin e shkrimit të projekt propozimit. Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në këtë trajnim dy ditor mbi ciklin e menaxhimit të projektevei cili organizohet për përfaqësuesit e të gjithë OShCve të interesuara për të aplikuar në kuadër të kësaj thirrje, në datën 7 – 8 Shtator 2022. Trajnimi do të fokusohet në paketën e aplikimit të kësaj thirrje, si dhe do të përmbajë njohuri të tjera më të gjera që lidhen me menaxhimin e projekteve. Më shumë detaje për këtë aktivitet do të jepen së shpejti nga Bashkia Sarandë nëpërmjet website/mediave sociale.

 

Në Bashkinë Sarandë, ekspertët e ReLOaD do të ofrojnë mbështetje konkrete për OSHC-të nëpërmjet ofrimit të këshillave për shkrimin e projekt-propozimit. Ekspertët e ReLOaD do të jenë të pranishëm në zyrat e Bashkisë ose online, për të organizuar sesione mentorimi specifike me organizata të cilat janë në fazën e shkrimit të projekt propozimit, në kuadër të kësaj thirrje. Më shumë informacione për këtë aktivitet do të jepen së shpejti nga Bashkia Sarandë nëpërmjet website/mediave sociale.Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në kwto sesione mentorimi, duhet të nisin brenda datës kërkesë me email në [email protected]  dhe [email protected] për pjesëmarrje.

 

Pyetje rreth kësaj thirrje mund të behën përmes adresës [email protected], duke iu referuar thirrjes publike. Pyetjet mund të dërgohen deri më 26 Shtator 2022, ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda 5 ditëve pune që nga data e pranimit të pyetjeve përkatëse. Për qëllime transparence, përgjigjet do t’u dërgohen gjithashtu të gjithë aplikantëve të mundshëm, ose do të botohen në faqen e internetit të bashkisë dhe/ose UNDP.

 

 

DORËZIMI I APLIKIMEVE:

 

Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në tre (3) kopje fizike dhe një kopje elektronike (USB), të vendosura në një zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, përmes postës zyrtare apo personalisht, gjatë ditëve të punës (e hëne – e premte), nga ora 09:00 deri ora 14:00, në adresën në vijim:

 

Bashkia Sarandë

Rruga Abedin Dino, Nr. 11

Sarandë

Afati për dorëzimin e aplikimeve është data  7 Tetor 2022. Aplikimet e dorëzuara në bashki pas këtij afati do të  merren parasysh vetëm nëse vula postare tregon se data dhe koha e dërgimit ka qenë para mbylljes së afatit zyrtar. Pjesa e jashtme e zarfit duhet të përmbajë titullin e thirrjes për dorëzimin e propozimeve, emrin dhe adresën e plotë të kandidatit, emrin e plotë të projektit dhe mbishkrimin “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare.” Formulari për regjistrimin e dokumentacionit të pranuar lëshohet nga përfaqësuesi i bashkisë. Të gjithë aplikantët që kanë paraqitur propozime, pavarësisht nëse pranohen ose jo, njoftohen me shkrim për vendimin e marrë për projekt-propozimin e tyre brenda 30 ditëve pune nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të bashkisë,  në tabelën e njoftimeve të bashkisë, dhe/ose në faqen e internetit të UNDP-së (www.undp.org/Albania).

 

֍ Kliko per te zbritur Shtojcat֍