Sarandë/ Kryen manovra të rrezikshme duke rrezikuar jetën e pushuesve, Policia bllokon 3 mjete lundruese “Jet ski”
Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve të mjeteve lundruese, duke marrë shkas dhe nga pamjet filmike të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqeshin disa shtetas që kryenin manovra të rrezikshme me mjete lundruese, në det, duke rrezikuar pushuesit, kanë bërë të mundur lokalizimin e 3 mjeteve lundruese “Jet ski”.
Pas lokalizimit të tyre, në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2020, neni 14/b, u ndëshkua me masë administrative 10.000 lekë të rinj, shtetasi R. H., 24 vjeç, banues në Sarandë, pronar i një mjeti lundrues dhe me masë administrative 20.000 lekë të rinj, shtetasi R.Ç., 21 vjeç, banues në Sarandë, pronar i dy mjeteve lundruese (10.000 lekë për secilin mjet).
Gjithashtu u bë bllokimi i të 3 mjeteve lundruese “Jet ski” me të cilët u kryen manovra të rrezikshme, në plazh, pasi gjatë kontrollit kanë
Gjithashtu u bë bllokimi i të 3 mjeteve lundruese “Jet ski” me të cilët u kryen manovra të rrezikshme, në plazh, pasi gjatë kontrollit kanë rezultuar pa dokumentacionin përkatës, në bord.