Sarandë, kanabis dhe armë pa leje në banesë: Procedohet penalisht 24- vjeçari
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Xh. V., 24 vjeç, banues në Sarandë.
Atij gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një armë sportive që e posedonte pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.