I riu rreh ish-të dashurën në Sarandë
Një 33-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës së tij.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasi me ininciale E.K, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tjj, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë momentit të shoqërimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tjj, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë momentit të shoqërimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.