Denoncoi ‘lacat me flori në qafë’ që rrezikojnë pushuesit, Blendi Fevziut i nxjerrin fotot kur dilte me skaf në mes të plazhistëve në Gjiret e Sarandës
Ditën e djeshme ka qarkulluar në rrjetet sociale një foto ku shfaqej moderatori Blendi Fevziu duke zbritur nga një skaf shumë pranë plazhistëve, teksa duhet theksuar se pamjet qarkulluan pas tragjedisë së Himarës ku vdiq tragjikisht Jonada Avdia dhe Fevziu kritikoi “lacat me varëse floriri”.
Lidhur me këtë foto ka ardhur së fundmi një reagim nga vet Fevziu, i cili sqaron se ai ka qenë në skaf në datat 18 dhe 19 korrik për të realizuar disa emisione për “Opinionin”. Në një postim në rrjetet sociale, ai shton më tej se e përdor atë mjet, pasi mundëson zbritjen e kameramanit më lehtë.
Fevziu shprehet se çdo dalje në breg ka qenë e rakorduar me pikat ku do xhironin dhe se në Gjipe dhe në Bunec nuk dolën dot pasi nuk kishin mundësi.
Reagimi i plotë:
Disa prej miqve te mi ne rrjete sociale po me nisin kete foto. I falenderoj dhe po bej nje shpjegim te shkurter dhe nje autokritike. Ne daten 18 dhe 19 Korrik emisioni Opinion ka realizuar nje emision nga deti per gjiret dhe strukturat me te bukura ose me te vecanta turistike te jugut te Shqiperise. Kemi ndaluar ne Palase, Himare, Borsh, Kakome, Kep Merli, Ksamil dhe Ishulli Tonga.
Ne fund te gushtit do merremi me plazhet e veriut. Te dy emisionet do shfaqen ne shtator. Prej ketij udhetimi kam bere me dhjetra postime. Ne foto, ne Gjirin e Krorezes, dukem une, nje nga kameramanet dhe gazetarja e emisionit opinion. Regjisori dhe kameramani tjeter po na xhirojne.
Kemi perdorur te njejtin mjet qe kemi perdorur edhe vjet e parvjet. Sepse eshte nje mjet qe mundeson zbritjen e kameramanit me lehte. Cdo dalje ka qene e rakorduar me pikat ku do xhironim. Po nis edhe ca foto nga keto 2 dite. Ne Gjipe e Bunec nuk dolem dot sepse s’kishte mundesi. Sic e kam thene edhe ne tv, ky udhetim me ndihmoi te shoh cfare ndodh ne det. Ky ishte shpjegimi.
Tani per te gjithe ata qe jane te irritur qe kam bere kritika per gjendjen e deteve. Qe kam bere kritika per banditet qe shkelin cdo ligj. Per femijet e pasanikeve (ata problematike se kam shume prej tyre model) qe shkelin ligjin. Qe e ndjeva thelle humbjen e nje jete. Qe promovoj turizmin ne jug e ne veri, atyre skam c’ju bej. Nuk i ndihmoj dot.