Vdekja e Armandos në Sarandë, 3 të shoqëruar në polici, çfarë thotë ekspertiza
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Sarandë ku si pasojë e motit të keq një tendë kaleçetoje u shemb duke i shkaktuar vdekjen 22-vjeçarit Armando Kazma.
Policia ka shoqëruar mbrëmë pronarin e kësaj kalçetoje si dhe dy punonjësit. Pas verifikimeve të bërë ngjarja është konsideruar si fatkeqësi natyrore dhe nga të dhënat paraprake mësohet se objekti ishte brenda standardeve. Bashkë me 22-vjeçarin kanë qenë duke luajtur edhe i ati i tij dhe vëllai i vogël.
I riu mori plagë të shumta dhe fillimisht u dërguar në spital por nuk ka mundur të mbijetojë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, te “Ura e Gajdarit”.