“Të mori Zoti shpejt shpirti i dajos”, deputeti i PD mesazh prekës për humbjen e nipit në Sarandë
22-vjeçari Armando Kazma, humbi jetën mbrëmjen e sotme duke luajtur futboll me miqtë në Sarandë, pasi i ka rënë tenda e kalçetos pas një stuhie të fortë. I riu është nipi i deputetit demokrat Luan Baçi. Ky i fundit ka bërë një postim prekës në Facebook.
Postimi:
Te mori zoti shpejt djali i dajos, te deshi prane vetes, te miret keshtu ikin!
Na dhemb zemra bir, na trishtove, na plagose ne zemer!
Nuk e besoj dot Armando, kurre nuk do ta besoj, jo ti nuk mund te largohesh nga ne!
Nga Mami jot, nga babi, nga vellai!
Nga te gjithe ne Armandua jone!
Pse bir, pse te deshi kaq shpejt zoti prane vetes!
Armandua jone i mire, kurre nuk do te harrojme, do te jesh gjithmone prane nesh, i miri yne!
Me fal Armando, me fal bir, lotet nuk me lene te shkruaj, ndihem i dermuar, nuk i them dot ato qe ndjej!
Te duam dhe do te duam pa fund, gjithe jeten sa te kemi fryme!
Qofsh i parajses bir, u prehsh ne paqe zemer i dajos!